Ndalohet burka, myslimanët në Sri Lanka mbështesin vendimin e qeverisë

Autoritetet në Sri Lanka ndaluan mbajtjen e shamisë nga gratë, e cila iu mbulon të gjithë fytyrën. Kjo masë drastike vjen në sajë të ligjit të emergjencës kombëtare që u vendos pas sulmeve në ditën e Pashkëve, të kryera nga militantët islamikë.

Vendimi do të ndihmojë forcat e sigurisë që të identifikojnë qytetarët ndërsa vijojnë operacionet për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në atentatet që vranë mbi 250 vetë. Banorët e një lagjeje myslimanë në Kolombo mbështesin vendimin e qeverisë.

“Kjo është për të mirën tonë. Në këto momente, problem kryesor në Sri Lanka është identifikimi, pasi nuk mund të verifikohet nëse pas shamisë gjendet një grua apo një burrë. Prandaj Presidenti mori këtë vendim”, thotë njëri prej tyre. “Ne duhet të mbulojmë flokët, vetëm kaq, nuk duhet të mbulojmë të gjithë fytyrën”, shton një grua myslimane.

Ndërkohë, liderët fetarë në Sri Lanka kritikuan Qeverisë, pasi sipas tyre, vendosi interesin e saj politik përpara mirëqenies së popullit. Pas një takimi, liderët Budistë dhe Katolikë i kërkuan ekzekutivit që të ndërmarrë veprime të menjëhershme kundër militantëve islamikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2