Pakoja në Unazën e Re, nuk ka eksploziv por autori kërkonte të përhapte panik

Një pako pa eksploziv, po e lënë me qëllim për të krijuar panik. Ky është rezultati i ekspertizës së forcave antieksploziv të Reneas që kontrolluan pakon që ishte lënë në një bordurë të Unazës së Madhe, pikërisht tek rrethrrotullimi i dytë.

Brenda pakos, forcat e rendit nuk gjetën lëndë eksplozive por dy bateri të vjetra, të lidhura me natriban me një kapak celulari, që të paktën në pamje të parë mund të japë idenë e një mine të telekomanduar.

Forcat RENEA kontrollojnë elementët e pakos

Hipotezat janë akoma të parakohshme, por duket e qartë që autori i gjestit synonte të përhapte panik, dhe për disa minuta ia arriti qëllimit.

Nga vendngjarja

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN