Parashikimi i motit: Rriten temperaturat, por rikthehen vranësirat

Moti gjatë javës së parë të muajit maj, madje edhe përtej javës, do të paraqitet i paqëndrueshëm, pasi vranësirat do të jenë të shpeshta ndërsa shirat do të përfshijnë një pjesë të madhe të Shqipërisë.

Me shira do të jenë e marta dhe e mërkura, më pas një ndërprerje e shkurtër e shirave për t’u rikthyer sërish në fundjavë.

Po ashtu, tabloja termike prezanton temperatura të ulëta gjatë orëve të natës dhe mëngjeseve si edhe vlera jo shumë të larta gjatë orëve të mesditës; maksimumet pritet të kufizohen në 24-25°C.

Shkarkoni aplikacionin e A2