Shoferin e minibusit e zë gjumi, futbollisti çek vdes në aksident në Turqi

Futbollisti çek Josef Sural ka humbur jetën pas një aksidenti me minibus në Turqi. Lajmi u konfirmua edhe nga klubi i tij.

Sural po udhëtonte me një mjet privat të marrë nga klubi Aytemiz Alanyaspor, bashkë me gjashtë shokë skuadre, kur ndodhi aksidenti dhe ndërroi jetë në spital. Presidenti i klubit Hasan Cavusoglu tha se shkaku i aksidentit ishte bërë shoferi, të cilin e kishte zënë gjumi në timon, ndërsa edhe shoferi tjetër po flinte.

“Futbollisti ynë Josef Sural u lëndua rëndë kur një minibus privat me 7 lojtarë të klubit u përfshi në një aksident duke u kthyer nga një ndeshje e luajtur në Kayseri”, shkruhet në postimin në Tëitter. “Pavarësisht përpjejeve më të mira të mjekëve në spitalin Alanya Anadolu, Sural nuk mund të shpëtohej. U prehtë në paqe”.

Bashkë me 28-vjeçarin ishin edhe ish-lojtari i kombëtares angleze Stephen Caulker, ish-lojtari i Newcastle United Papiss Cissé, angolezi Dlajma Campos, mbrojtësi brazilianë Baiano dhe Welinton, dhe ganezi Isaac Sackey.

Sural me bashkëshorten dhe vajzën

Sulmuesi Sural u bashkua me Alanyaspor nga Sparta e Pragës në janar të këtij viti dhe kishte luajtur 20 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij, e fundit kundër Ukrainës në tetor. Federata Çeke e Futbollit shprehu ngushëllimet për vdekjen e Sural.

Shkarkoni aplikacionin e A2