Rikthehet në video lideri i ISIS, kërkon që të shtohen sulmet ndaj Francës dhe aleatëve

Abu Bakr al- Bagdadi, prej 9 vitesh lideri i organizatës famëkeqe ISIS, u shfaq sot në një video të regjistruar pak ditë më parë.

Baghdadi, i cili nuk tregohej në video nga viti 2014, komenton ndër të tjerat betejat e fundit në Siri, madje i referohet edhe “vëllezërve në Sri Lanka” që sipas tij kanë “ngrohur zemrat e myslimanëve”.

Terroristi flet edhe për “rënien e diktatorëve” al-Bashir në Sudan dhe Bouteflika në Algjeri, si dhe kërkon të shtohen sulmet mbi Francën dhe aleatëve të saj.

Lideri i ISIS duket në video i plakur dhe i shëndoshur, por në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që disa herë ka qenë raportuar si i vdekur ose i gjymtuar në betejë.

Pamjet, me praninë e kallashnikovit pranë, nuk mund të mos kujtojnë videot e Osama bin Laden, mendja e 11 shtatorit dhe lider i organizatës tjetër terroriste, Al Qaeda, i vrarë nga forcat speciale amerikane në Pakistan.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN