Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shpërndanin drogë pranë shkollave, 4 në pranga

Nga A2 CNN
29 Prill 2019, 13:18 | Kronikë
Shpërndanin drogë pranë shkollave, 4 në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 10 të tjerë, pasi shpërndanin kokainë, heroinë dhe kanabis pranë shkollave por edhe lokaleve të ndryshme.

Pas kontrolleve të befasishme në disa lokale dhe ambiente të tjera, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Y.P., 19 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë, K. P., 36 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë. Janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.  Shtetasve Y.P. dhe K.P., iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11,1 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 1 peshore elektronike dhe një pjatë me mbetje të lëndës narkotike.

Gjithashtu është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi H. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimi”, pasi këta shtetas qarkullonin me automjet dhe pasi janë ndaluar, nga kontrolli fizik që është  ushtruar mbi shtetasin H. A., Policia gjeti një sasi prej 3,6 gram lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.

Po në kuadër të kontrolleve është kapur në flagrancë shtetasi D.S., 19 vjeç, me banim në Tiranë, si dhe është proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për veprën penale “moskallëzimi i krimit". Këta shtetas po udhëtonin me automjet dhe pasi janë ndaluar, nga kontrolli fizik i ushtruar mbi shtetasin D.S., Policia ka gjetur një sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis sativa të ndare në doza të vogla.

Në vijim të kontrolleve janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, 40 e 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik u janë gjetur 2 shiringa me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, disa substanca te tjera të cilat janë dërguar për ekspertim te mëtejshëm. 

Po në kuadër të kontrolleve janë proceduar në gjendje të lirë edhe 2 shtetas 19-vjeçarë dhe një 25 vjeçar, pasi janë gjetur me doza lënde narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani