Thaçi: Nuk pranojmë sovranitet të dyfishtë

Në prag të takimit të Berlinit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tregoi për pritshmëritë e tij duke theksuar se nuk do të bëjë kurrë “pazare” për shkëmbime territoresh.

“Nuk pres që aty do të ndodhë dialog, mes Kosovës dhe Serbisë, apo negociata. Por në të njëjtën kohë unë vazhdoj të ritheksoj fuqishëm pozicionin tim se do të ishte me interes mbështetja e së drejtës së shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit për bashkëngjitje me territorin e Republikës së Kosovës, do të ishte korrigjim i një padrejtësie historike”, tha Presidenti i Kosovës.

“Por gjithmonë do të jem shumë kundër shkëmbimit të territoreve do të ishte një pazar, por nuk do të lejojë në asnjë rrethanë, dhe këtë e konfirmoj edhe sot, ndonjë lloj sovraniteti të dyfishtë”, shtoi ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN