Vrasja e vëllezërve Bilali, mbeten në burg dy autorët e dyshuar

Gjykata e Shkodrës caktoi masat e sigurisë arrest me burg për Arsen Stojkun dhe Mislim Ramën, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali më 30 mars të këtij viti.

Për këtë ngjarje, Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë shpallur në kërkim edhe Ibrahim Licin, që dyshohet si organizatori dhe ekzekutori i vëllezërve Bilali.

Burime pranë A2CNN thanë se 26-vjeçari konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa dyshohet se pas ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi. Për këtë, policia po verifikon të gjitha hyrje daljet në pikën kufitare të Muriqanit, por nuk përjashtohet mundësia që i riu të jetë larguar përmes kufirit të gjelbër.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN