Aksidenti me dy të vdekur, ç’ndodhi te “rrethrrotullimi i vdekjes” në Tapizë? Flasin ekspertët

Aksidentet rrugore morën jetët e 3 personave 2 ditët e fundit, por rasti më i rëndë mbetet ai i orëve të para të së dielës, kur një 34-vjeçar që vinte drejt Tiranës, nuk arriti të merrte kthesën dhe për shkak të shpejtësisë u përplas me tabelën, duke zhvendosur edhe bllokun e betonit në rrethrrotullimin e Tapizës.

Për pasoje, ai dhe një 28-vjeçare humbën jetën. Mendohet se shpejtësia ishte mbi 100 km në orë, ndërsa pritet përgjigjja nëse kishte konsumuar apo jo alkool tej limiteve.

Specialistet këshillojnë drejtuesit e automjeteve. Ka edhe një mënyrë tjetër për të minimizuar dëmet. “Nuk mjafton sinjalistika e shkruar dhe ajo vertikale. Këtu duhet të ketë masa të tjera fizike. Do të thotë të vendosen shirita në rrugë, në mënyrë që drejtuesit të automjetit të dridhet makina e ta kuptojë që duhet të ulë shpejtësinë”, shprehet Gëzim Hoxha, ekspert i sigurisë rrugore.

Përveç 3 të vdekurve, nga aksidentet e orëve të fundit u plagosën edhe 6 persona, në Durrës dhe Korçë, por rasti më i freskët mbetet ai i kësaj të hëne në Kamzë.

Nga 1 janari deri në 24 prill të vitit të kaluar ndodhen 600 aksidente, ku kanë humbur jetën 57 persona, ndërsa për të njëjtën periudhë të këtij viti vdiqën 55 persona me 470 aksidente rrugore.

Shkarkoni aplikacionin e A2