Amerikanët duan makina të mëdha, Daimler tërheq Smart nga tregu

Amerikanët duan makina të mëdha dhe Smart është shumë larg kërkesave të tregut. Minivetura dyvendëshe, e cila dikur u prezantua si lehtësi për zonat urbane, nuk do të shitet më në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Fillimisht, këto automjete u pëlqyen në qytetet më të populluara falë lehtësisë për të gjetur parkim, por gjatë muajit të kaluar në Shtetet e Bashkuara u shitën vetëm 90 makina Smart. Shitjet e të gjitha makinave të vogla në fakt janë në rënie vitet e fundit, për shkak të karburantit më të lirë dhe ekonomisë së qëndrueshme, që i ka lejuar amerikanët dhe kanadezët të blejnë fuoristrada dhe kamionë.

Ndërsa në segmentin elektrik, modelet Smart ofrojnë vetëm 93 kilometra me një karikim, krahasuar me mbi 400 kilometra që ofrojnë Tesla Model 3, së bashku me më shumë vend për pasagjerë dhe bagazh.

Kompania Daimler, që prodhon Smart, synon tashmë të sjellë në tregun amerikan më shumë makina elektrike sportive të mëdha.

Shkarkoni aplikacionin e A2