Aplikimi me postë, nga Prokuroria te… Prokuroria

Mbërrin në zyrën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë aplikimi me postë i Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, e cila kërkon një mandat të dytë shtatëvjeçar në krye të institucionit të akuzës.

Edhe pse Këshilli i Lartë i Prokurorisë ushtron detyrën pranë ambienteve të institucionit që drejton Arta Marku që prej dhjetorit të 2017, kjo e fundit e ka kryer aplikimin me një shërbim publik dhe jo me dorëzimin e dosjes me aplikim brenda zyrave të prokurorisë.

Metoda që përdori shefja e akuzës ka të bëjë më tepër me afatet ligjore, të përcaktuara nga KLP, i cili u detyrua që për shkak të festave të shtyjë aplikimin deri në datën 2 maj. Edhe pse institucionet kanë qenë pushim, posta ka dërguar zarfin me aplikimin e Arta Markut, e cila në këtë garë konkurron me tre vartësit e saj, Olsian Çela, prokuror i krimeve të rënda, Fatjona Meçaj, prokurore e Apelit, si edhe avokatin Lulzim Alushaj.

Tashmë procedura për KLP është e thjeshtë, grupi i punës do të verifikojë 10 dosjet e fundit për secilin konkurrent dhe më pas do të përzgjidhen tre prej tyre, emrat e të cilëve do t’i dërgohen Kuvendit për votimin mes tyre të Prokurorit të Përgjithshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN