Atalanta merr vendin e katërt në Serie A, Fiorentina mundet nga Sassuolo

Atalanta mundi 2-0 Udinesen dhe tashmë ëndrra për të marrë pjesë në Champions është realitet pasi skuadra e trajnerit Gasperini është ngjitur në vendin e katërt.

Një natë më parë, bluzinjtë treguan edhe njëherë se nuk janë rastësisht në këto pozita, duke dominuar përballë Udineses dhe duke fituar me golat e De Ron dhe Pasaliç.

Pas disa ndeshjesh, në takimin e mbrëmshëm pati hapësirë edhe për Berat Gjimshitin me mbrojtësin shqiptar që u aktivizua 12 minuta nga fundi.

Në takimin tjetër të Serisë A, Fiorentina pësoi humbjen e dytë radhazi. Këtë herë vjollcët u mundën 1-0 nga Sassuolo, skuadër që e ka parakaluar edhe në klasifikim.

Shkarkoni aplikacionin e A2