Autobusi përplaset me kamionin në Serbi, viktima dhe të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së martës në Serbi. Një autobus është përplasur me një kamion dhe për pësojë kanë mbetur të vdekur të paktën 4 persona, ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.

Mediat serbe raportojnë se aksidenti ka ndodhur në Barlovo, në rrugën Kurshumlija-Prokuplje rreth orës 6:40 të ditës së martë.

Pas aksidentit të tmerrshëm, automjetet kanë shpërthyer në flakë. Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta.

Shkarkoni aplikacionin e A2