Balla: Nuk ka negociata në kurrizi të Kushtetutës, zgjedhjet më 30 qershor

Pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit me aleatët, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste nuk dha një përgjigje të saktë nëse PS do të pranonte një ftesë të Presidentit Meta për t’u ulur në bisedime.

“Ajo që kemi thënë dhe dua ta ripërsëris, zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Mandati i Kuvendit është tejet legjitim. Gjej rastin të ritheksoj që nuk ka asnjë forcë politike që mund të tentojë të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Në çdo rast, afatet zgjedhore janë kushtëzuese për këdo. Kush mendon se mund ta përdori Kushtetutën apo kodin zgjedhor si alibi për humbjen e radhës e ka shumë gabim. Nuk ka negociata me askënd mbi kurrizin e Kushtetutës”, u shpreh Balla.

“Sikurse bënë gabimin e paimagjinueshëm e dorëzimit të mandateve, tani PD dhe LSI duan t’u heqin shqiptarëve të drejtën për të votuar, kjo nuk ka për të ndodhur. Duhet të jetë e qartë për këdo, zgjedhjet janë të popullit. Partitë kanë për detyrë të marrin pjesë në zgjedhje”.

Shkarkoni aplikacionin e A2