Çernobili në lojë, rikrijohet qyteti “fantazëm” i Pripyat

Dhjetëra automjete robotike eksplorojnë çdo centimetër të qytetit fantazmë të Prypyat pranë Çernobilit, skenë e aksidentit katastrofik bërthamor të 33 viteve më parë, në kërkim të një elementi të quajtur  ‘isotopium’.

Nuk është skena e një filmi fantastiko-shkencor por një lojë kompjuterike ukrainase të quajtur ‘Isotopium: Chernobyl’ , e cila ka joshur rreth 60 mijë persona në botë që prej lançimit në 2018-tën.

Kur fillojnë lojën, përdoruesit nuk e kuptojnë se ajo që shohin në ekranët e tyre nuk është një botë virtuale, hiper realiste, por një model i Prypyat, i rikrijuar me detajet më të imta.

Ata kontrollojnë një robot real të pajisur me kamera dhe kompjuter teksa ecën rreth modelit të qytetit. 

Pamja e aksidentit në reaktorin bërthamor në Çernobil, në 26 prill të vitit 1986.

“Shumë nga lojtarët, fillimisht nuk e kuptojnë se nuk është diçka fiktive. Ata na shkruajnë për të na përgëzuar për grafikat, dhe ne u përgjigjemi se nuk ka të bëj me një sistem operacional. Gjithçka është reale”, thotë Sergey Beskrestnov, krijues i lojës.

Qyteti i Prypyat, i braktisur nga aksidenti radioaktiv

Duke shfrytëzuar Google Maps dhe qindra foto të zonës rreth centralit të Chernobyl, Beskrestnov dhe kolegu i tij Aleksey Fateyev rikrijuan ndërtesat kryesore të Prypyat, përfshirë godinat rezidenciale, një hotel, sallë koncerti, parkun e lojërave dhe stadiumin.

Sinjalistikat paralajmëruese të radioaktivitetit në miniaturë, i shtohen atmosferët rrëqethëse të atij që dikur ishte qytet i banueshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2