Çfarë mendon Granoff për oligarkët, dhe a është ai një i tillë? “I them shpesh njerëzve…”

Një nga fjalët kyçe të deformimit që në Shqipëri i bëhet sulmit ndaj elitave ka të bëj me termin oligark, që në disa raste ka përfshirë në opinionin publik një gjykim zhvlerësues për pjesën më të madhe dhe të rëndësishme të sipërmarrësve në vend.

Granoff bën një dallim, të rëndësishëm. “Ka një zhgënjim të përgjithshëm në institucionet. Njerëzit nuk besojnë tek këto institucione sepse mendojnë sepse elitat kanë dështuar”. Dhe e lidh me një term po aq të përdorur në retorikën politike. “Populizmi që shohim sot vjen pikërisht nga kjo qasje. Është një problem botëror, dhe varet nga personat përgjegjëse të këtyre institucioneve, si unë për shembull, që duhet të pyesim veten në qoftë se po i japim njerëzve atë që duan. Edhe në Shqipëri, besimi në qeverinë ka rënë. Çështja  e oligarkëve është tjetër”, thotë. Dhe shpjegon.

“Ka të bëj fillimisht me faktin sesi ndjehemi ne me grumbullimin e pushtetit dhe ekonomisë në duart e disa njerëzve. Më tej sjell çështje të tjera, për mënyrën sesi u grumbullua ky pushtet , si ka qenë reagimi i shtetit. Në Amerikë për shembull kemi ligje kundër monopoleve. Ndahet pra pyetja e oligarkëve, që kanë pjesën ligjore dhe të jashtëligjshme, me çështjen e akumulimit të pushtetit dhe pasurisë”, thotë Granoff.  

Por a ka oligarkë në Shqipëri, dhe është ai i tillë?  Pyetjes së parë nuk i përgjigjet, por për vete thotë se “puna ime në Shqipëri këto 25 vjet është tërësisht vullnetare. Unë i them shpesh njerëzve që më duhet të rrisin rrogën dyfish, sepse e kam zero”, dhe buzëqesh, dhe pastaj më serioz përfundon, “Jo, nuk jam unë një i tillë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN