Champions futet në fazën më të nxehtë, Tottenham përballet me Ajax-in – A2

Champions futet në fazën më të nxehtë, Tottenham përballet me Ajax-in

Nisin sot gjysmëfinalet e Champions League. Në mbrëmje vihen përballë dy skuadrat surprizë të këtij sezoni Tottenham dhe Ajax.

Anglezët mbërritën në këtë fazë pas eliminimit dramatik të Manchester City-t, ndërsa skuadra holandeze la jashtë një emër të madh si Juventusi.

Statistikat e bëjnë Tottenham të besojë tek suksesi pasi ka fituar 8 nga 10 ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions, por trajneri Mauricio Pochettino duhet të bëjë sot edhe pa lojtarin më në formë, koreanin Son, që nuk do të luajë për shkak kartonash.

Ajax, ndërkohë, me grupin e plotë të lojtarëve dhe karikim e marrë nga trajneri Ten Hag, kërkon të bëjë hapin e madh sërish për t’i shkuar më pranë finales së Champions League.

Shkarkoni aplikacionin e A2