CR7-ta i rekordeve, blerësi misterioz i “Panterës së Zezë”?!

Cristiano Ronaldo është njeriu i rekordeve. Pas golit të shënuar ndaj Interit, i cili ishte i 600-ti me klube në karrierën tij të jashtëzakonshme, fenomeni portugez i Juventusit, i apasionuar pas makinave super të shtrenjta duket se i ka bërë “një dhuratë” speciale vetes.

Spanjollja “Marca” shkruan se mund të jetë Ronaldo blerësi misterioz i “Voiture Noire”, makina e prodhuar nga Bugatti në një model të vetëm.

Kryevepra e fundit e Bugatti-t quhet thjesht “Vetura e Zezë”, por dizajni e bën këtë makinë të duket më tepër si një “Panterë e Zezë”. Dhe tepër e kushtueshme, pasi pronarit fatlum do t’i duhet të paguajë 11 milionë euro për ta bërë të tijën.

Kjo është pa diskutim makina më e shtrenjtë në histori. Sipërmarrja e guximshme është realizuar me rastin e përvjetorit të 110 të krijimit të markës franceze. Trupi i makinës është i gjithi në fibër karboni, me vrima të vogla mbi pjesën e përparme për të lejuar motorin super të fuqishëm me 16 pistona “quad turbo” që të freskohet.

Në fotogaleri gjeni edhe koleksionin e makinave të Ronaldos.