Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Dior “kryqëzon” kulturat me koleksionin e ri

Nga A2 CNN
30 Prill 2019, 15:13 | Showbiz

Në një pasarelë gjigande dhe me mijëra drita lundruese, shtëpia franceze e modës Dior “kryqëzoi” kulturat dhe kontinentet, në shfaqjen e parë të saj në Marok, me veshje të zbukuruara me rruaza dhe printime. Koleksioni I ri “Cruise”, shumë ekstravagant, prezantuar për herë të parë jashtë kalendarit tradicional të javës së modës por një burim I jashtëzakonshëm të ardhurash për shtëpinë e modës, u prezantua nga yjet e showbizit botëror, si aktoret Lupita Nyong'o dhe Shailene Woodley.

Nën tingujt e muzikës orientale dhe me pasarelën e ngritur në pallatin “El Badi” të shekullit XVI, me pishinën dhe kopshtet magjike, modelet prezantuan stilin më të ri ofruar nga Dior, dominuar nga ngjyra gështenjë dhe e zezë apo ngjyrat e tokës, me pëlhura nga Bregu i Fildishtë, të printuara nga të dyja anët. 

“Unë jam antropologe dhe kam bashkëpunuar me Maria Grazia për këtë koleksion të ri, për të cilin Dior solli për herë të parë një dimension pan-afrikan dhe mund të them se është një bashkim I të gjitha kulturave të Afrikës, I lindjes dhe perëndimit. Ky koleksion prezanton më së miri zërin e femrës, është një mënyrë komunikimi”, thotë Anne Grosfilley, antropologe.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që jemi në Marrakesh sepse Maroku është një vend midis Europës dhe Afrikës dhe është absolutisht një vend shumë frymëzues. Për mua është një vend I jashtëzakonshëm me ngjyra dhe drita shumë të bukura. Ndaj mendoj se është vendi ideal për të promovuar brandin tonë”, thotw Maria Grazia Chiuri, stiliste e Dior.

Me shfaqjen në Marrakesh, Dior I bëri homazh edhe stilistit Yves Saint Laurent, që gjithashtu në nisje të karrierës së tij në vitet 50, u frymëzua nga Afrika e Veriut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani