E shpallin “Qytetar Nderi”, Rama refuzon titullin

IMG 20190131 WA0086 600x338

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar titullin “Qytetar Nderi” dhënë këtë të martë nga Bashkia Dibër.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga zyra e shtypit e Kryeministrit, Rama “ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë. Duke falënderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit te nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër”.