Granoff: PPP-të? Nëse përdoren në mënyrë pozitive, si kur krijuam aeroportin

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka qenë dhe është i aktor i rëndësishëm i disa partneriteteve publik privat në vendin tonë. Michael Granoff, kreu i bordit të Fondacionit, i ftuar në A2 CNN shpjegon në çfarë mënyre ato janë të leverdishme, dhe ku mund të qëndrojnë problematikat.

 Granoff përdor një thënie tipike amerikane. “Nuk hedhim ujin në tualet bashkë me beben, themi ne. Dua të them se ideja e PPP-ve është diçka pozitive, që i lejon Qeverisë të bëj gjëra që nuk mund të bëj vetëm, por me të vjen edhe mundësia  e korrupsionit.  Pra nuk është negative në vetvete, nëse përdoret në mënyrë pozitive”.

Dhe jep një shembull konkret, dhe shumë të njohur.  Kur fillova të vija në këtë vend, fundi i aeroportit ishte ende me kalldrëm. Shteti nuk ishte në gjendje të ndërtonte vetë një aeroport të ri që të mundësonte qytetarët të bëheshin pjesë e botës, siç dëshironin. Ne ndihmuam në krijimin  e konsorciumit që ndërtoi aeroportin. Diçka që i ka shërbyer jashtëzakonisht shqiptarëve, por që ishte investim i mirë edhe për fondacionin tonë”. Dhe bën një pyetje.  “Pra a mund të përdoret kjo formulë në mënyrë pozitive? Absolutisht po, dhe e kemi bërë edhe për kartat e identitetit”, thotë Granoff.

Por nuk mungojnë rreziqet.  Sipas tij, “kjo nuk do të thotë që formula nuk mund të abuzohet, dhe nëse këto partneritete përdoren për t’i dhënë një dorë miqve të tu, atëherë duhet të ketë një mbikëqyrje të mirë qeveritare, në mënyrë që të veprojnë në interesin e vendit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2