“Ndahet” nga shokët, Bale tashmë larg Madridit

As Zinedine Zidane nuk mund t’i kthejë buzëqeshjen Gareth Bale, i cili duket shumë pranë largimit sezonin e ardhshëm. Pas humbjes ndaj Rayo Vallecano-s, Bale nuk është kthyer së bashku me grupin por zgjedhur të udhëtojë privatisht.

Sulmuesi uellsian i cili bëri një paraqitje të dobët në fundjavë, kërkoi leje për udhëtuar me një avion privat duke qenë se Zidane vendosi disa ditë pushim për skuadrën. “Nuk e di është i fokusuar apo jo”- ishin fjalët e trajnerit francez pas ndeshjes, sinjal i qartë që 29-vjeçari është gjithmonë e më pranë largimit nga Madridi.

Shkarkoni aplikacionin e A2