“Ndryshimi i kufijve të Ballkanit u varros në Berlin”

foto family 600x338

Genc Pollo, ish-deputeti i PD, ka reaguar në lidhje me Samitin e mbajtur një ditë më parë në Berlin, duke u shprehur me anë të një postimi në “Facebook”, se ky samit e “varrosi idenë e ndryshimit të kufijve të Ballkanit.

“Samiti i Berlinit pati një konkluzion të qartë: Bashkimi Europian me një zë unik, të qartë e të fortë refuzon ndryshimin e kufijve në Ballkan, përkatësisht copëtimin e Kosovës. Kjo ide antieuropiane e luftënxitëse e Ramës, Thaçit e Vuçiçit u varros në Berlin. Faleminderit kancelares Merkel por edhe Presidentit. Macron që marrin përgjegjësi për të korrigjuar papërgjegjshmëritë e treshes ballkanike”, shkruan Pollo.

Më tej, ai shkruan se në këtë Samit u konfirmua se nuk ka negociata në qershor për Shqipërinë. “Por edhe konfirmimi i një lajmi të keq: nuk ka vendim për negociata në qershor për shkak të korrupsionit e krimit në Shqipëri. Rama tërheq pas vetes edhe Zaevin”, shkruan Pollo.

  • LAJMI I FUNDIT | Janë 67 rastet e reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Dy persona nga Tirana kanë humbur jetën
  • LAJMI I FUNDIT | Janë shëruar 45 qytetarë, 8 janë në terapi intensive
  • LAJMI I FUNDIT | 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan
  • LAJMI I FUNDIT | 3 raste në Kurbin dhe Korçë, 2 raste në Kukës dhe Krujë, 1 rast në Fier, Lezhë