Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ngjarja historike në Japoni, abdikon Perandori

Nga A2 CNN
30 Prill 2019, 14:45 | Bota

30 prilli i vitit 2019 kthehet në një ditë historike për Japoninë. Perandori Akihito u bë i pari në 200 vjet që abdikoi nga froni. Ritualet e nisura disa muaj më parë, kulmuan më një ceremoni madhështore në Tokio që zyrtarizoi ardhjen në fron të princit Naruhito.

Në fjalimin e tij të fundit, Akihito dorëzoi simbolet e pushtetit dhe falënderoi publikun për mbështetjen gjatë sundimit 30-vjeçar. “Isha me fat që munda të ushtroj detyrën time si perandor, me besim të thellë dhe respekt për popullin japonez. Njerëzve që më pranuan dhe më mbështetën mua si një simbol u shpreh falenderimet më tëthella”, tha Akihito.

85-vjeçari siguroi lejen për të abdikuar pasi tha se ndihej i pamundur për të përmbushur rolin e tij për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore. Princi i kurorës Naruhito do të marrë detyrën të mërkurën, duke i dhënë nismë një epoke të re, e cila në kalendarin unik të Japonisë njihet si Reiwa.

Në moshën 59-vjeçare, Naruhito, do të bëhet Perandori i 126-të në monarkinë më të vjetër të trashëguar në botë. Ndërsa nuk ka asnjë fuqi politike, Perandori përfaqëson një simbol të kombit. Kryeministri Shinzo Abe, i pranishëm në ceremoninë e abdikimit tha se do të ndiqnin trashëgiminë e Akihitos në krijimin e një të ardhme të ndritshme për Japoninë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli