PS firmos koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”

Partia Socialiste ka firmosur këtë të martë koalicionin me partitë aleate për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve, në kodin zgjedhor është data 1 maji, por për shkak se kjo ditë është pushim, është shtyrë me një ditë.

“Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” konsideron zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si objektiv parësor të procesit të votimeve për organet e pushtetit vendor në 30 qershor 2019. Anëtarët e këtij Koalicioni jo vetëm garantojnë përkushtimin ndaj këtij qëllimi të partive që janë pjesë e këtij bashkëpunimi, por i bëjnë thirrje çdo subjekti politik, brenda dhe jashtë garës ti shërbejnë këtij objektivi kombëtar”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PS.

Shkarkoni aplikacionin e A2