Raporti i Komisionit Europian: Ngadalësimi i ekonomisë frenon punësimin

Ngadalësimi ekonomik është reflektuar edhe në tregun e punës. Në tremujorin e fundit rritja e punësimit u ngadalësua ndjeshëm, veçanërisht në sektorin privat jobujqësor. Sipas të dhënave të Komisionit Europian, norma e papunësisë është në nivelin e 12,7%, në stanjacion tashmë pas tre vitesh rënieje të vazhdueshme.

Institucionet ndërkombëtare këshillojnë reforma në tregun e punës, për të nxitur hapjen e vendeve të reja. Banka Botërore thekson se duhen më shumë incentiva për bizneset që të punësojnë më shumë individë, si edhe paga më të larta për t’i shtyrë ata të punojnë.

Po ashtu, shihen si nevojë reformat për të siguruar konkurrencë në sektorin privat, në mënyrë që ato të konkurrojnë të barabarta dhe të rrisin produktivitetin. Shqetësues mbetet pjesëmarrja e dobët në forcën e punës, veçanërisht për gratë, si edhe informaliteti i lartë.

Por situata shihet edhe problematike për të ardhmen e tregut të punës, për shkak të plakjes së popullsisë, emigracionit, si dhe numrit të lartë të të rinjve që nuk punojnë dhe nuk arsimohen. Ky nivel është shqetësues për shkak se i vendos këta të rinj në një rrezik shumë të lartë varfërie në të ardhmen.

Shkarkoni aplikacionin e A2