“Shpëton” Çmimi i Madh në Monza, rinovim deri më 2024

Çmimi i Madh në Monza do të vijojë të mbetet pjesë e rëndësishme e Formula Një. Drejtuesit e garës më të rëndësishme me makina në botë dhe Këshilli i Klubit të Automjeteve në Itali gjetën akordin, për rinovimin e kontratës edhe për katër vjet të tjera.

Palët arritën marrëveshjen ekonomike për vazhdimin e bashkëpunimit, si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë komercial. Në këtë mënyrë, cirkuiti i Monza-s do të jetë në kalendarin e Formula Një edhe për periudhën nga viti 2020 deri më 2024.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN