Sot afati i fundit për deklarimin e të ardhurave

Përfundon sot afati i deklarimit të të ardhurave për të gjithë ata që kanë të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë në vit. Sipas afatit ligjor, cdo qytetar që plotëson këtë kusht duhet të dorëzojnë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave deri më 30 prill. Dorëzimi bëhet në rrugë elektronike përmes sistemit e-Filing.

Në këtë deklaratë përfshihen të ardhurat nga paga, dividendi, qiraja, shitja e pasurive të paluajtshme, etj. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve më pas bën vlerësimin mbi shumën që individi duhet të paguajë si tatim, apo mbi shumën që do i kthehet individit.

Plotësimi i pasaktë i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave mund të shkaktojë vendosjen e penaliteteve për individin deklarues, ndërsa detyrimin ligjor për plotësimin e saj e kanë edhe individët jo rezidentë që realizojnë të ardhura mbi 2 milionë lekë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN