Talenti argjentinas në radarët e Juventus

6  aex5l 1200x0  1 crop1556567192618.jpg 497593902 1100x620

Një talent i jashtëzakonshëm argjentinas, ka përfunduar menjëherë në radarët e italianëve të Juventus. Matias Soule ka lindur në vitin 2003 dhe aktivizohet në kategorinë e tretë argjentinase me Velez Sarsfield, por së fundi ai i ka thënë jo zgjatjes së kontratës të ofruar nga klubi.

Në rolin e sulmuesit, 16-vjeçari ka spikatur duke u bërë pjesë edhe e kombëtareve të moshave në Argjentinë. Agjenti i futbollistit ndodhet në Torino për finalizuar operacionin me Juventus që nuk do ta ketë të vështirë garën me Genoa-n për talentin argjentinas, pasi edhe këta të fundit kanë kërkuar më herët shërbimet e futbollistit që së fundmi po cilësohet “Mesi i ri”.