Thaçi: Paqartësi edhe sonte mbi liberalizimin e vizave, Kosova po ndëshkohet

Në dalje të takimeve në kuadër të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëri një bilanc të takimit në kryeqytetin gjerman.

Thaci nuk fshehu zhgënjimin për sa i përket pjesës së liberalizimit të vizave, ku ai nënvizoi se “ edhe sonte kishte paqartësi, do të ishte një padrejtësi dhe ndëshkim për Kosovën”.

 Për sa i përket marre dhënëve me Serbinë, Thaçi theksojë vullnetin për fqinjësi të mirë, me dakordësimin e përbashkët që situata mes dy vendeve duhet të tejkalohet, por nuk mund të ketë një dialog të kushtëzuar që nuk reflekton edhe njohjen e pavarësisë të Kosovës.

Presidenti kosovar theksoi se përballja me Vucic edhe në samit “nuk ka qenë e lehtë” dhe se mungonte nga pala serbe bindja për një dialog që nënkuptonte edhe një njohje të Prishtinës zyrtare.

Thaçi pohoi edhe se do të zhvillohet një takim tjetër i liderëve të Ballkanit Perëndimor, tashmë të ftuar nga presidenti Macron në Paris, dhe që do të zhvillohet në 1 korrik.

I pyetur nëse pozicionet e tij mbi dialogun me Serbinë po përafrohen me ato të kryeministrit Haradinaj, ai u përgjigj duke nënvizuar se “përballë Serbisë duhet të jemi së bashku në mënyrë unike, qeveria, opozita, si dhe presidenti i vendit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2