Vasili: Shqipëria humbi “trenin” e Europës, në protestë kundër pengesës “Rama”

Petrit Vasili komentoi samitin e Berlinit të mbajtur një ditë më parë në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se aty u konfirmua se Shqipërisë nuk i hapen negociatat në qershor.

Vasili thotë se i vetmi fajtor është Edi Rama. “Shqiptarëve nuk do t’u hapen negociatat në qershor. Nga samiti i Berlinit, përgjigja ishte shumë e qartë. Ky është një moment dramatik për vendin. Shqipëria humbet trenin e Europës dhe kjo ka vetëm një përgjegjës, ky është Edi Rama.

Sot, në vend të reflektimit të thellë dhe të përgjegjshëm të Ramës, vija e tij në Twitter, kukuvajka e shqiptarëve, pasi vetëm lajme të zeza u vijnë shqiptarëve prej tij, u mundua t’ua hedh fajin shqiptarëve dhe u mundua të identifikojë veten e tij me Shqipërinë. Por sot nuk ka humbur Shqipëria, por Edi Rama dhe “Rilindja” e tij. Shqiptarët do të protestojnë kundër kësaj pengese”, tha Vasili.

Shkarkoni aplikacionin e A2