Vendoset e ardhmja, Gattuso qëndron te Milani

Milani ka marrë edhe zyrtarisht vendimin: Gennaro Gattuso do të mbetet në krye të stolit deri në fund të sezonit.

Ecuria tejet e dobët e skuadrës në këtë fund-sezoni dhe menjëherë pas humbjes me Torinon, e ardhmja e trajnerit u vendos seriozisht në dyshim.

Por, edhe pse u mendua se Gatuzo do të shkarkohej menjëherë nga posti, dy ish-shokët e tij, Leonardo dhe Maldini zgjodhën ta konfirmojnë deri në përfundim të kampionatit, kur më pas do të bëhet edhe prishja e kontratës.

Edhe pse ka përfunduar në vendin e shtatë në renditje pas fitores së Atalantës 2-0 ndaj Udineses, të paktën matematikisht, Milani i Gattusos është ende në lojë për vendin e katërt. Por ajo që është më shqetësuese për kuqezinjtë, është loja e treguar në fushën e lojës në ndeshjet e fundit, e cila nuk bind aspak.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN