Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vranë dy kushërinjtë në Laç, autorët vetëdorëzohen në Polici

Nga A2 CNN
30 Prill 2019, 12:17 | Kronikë
Vranë dy kushërinjtë në Laç, autorët

Tre persona, të dyshuar si autorët e vrasjes së dy kushërinjve Mikel dhe Jani Jushi në Laç dy ditë më parë, janë dorëzuar pranë organeve të drejtësisë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dy prej të dyshuarve, Markel Bushi, 25 vjeç dhe Vinçenc Pali, 28 vjeç, të identifikuar më parë dhe të shpallur në kërkim, kanë vendosur të dorëzohen pasi grupi hetimor negocioi edhe me familjarët e tyre.

Ndërsa një person i tretëm me inicialet M.B, 23 vjeç, është dorëzuar pasditen e të martës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, konflikti i armatosur mes personave dyshohet se ka nisur për motive banale dhe debateve të lindura gjatë kohës që ishin në lokal. Për të gjeneruar më pas në përplasje me armë, që rezultoi fatale për dy kushërinjtë Jushi.

Një nga të dyshuarit, Markel Bushi, rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë dhe i njohur në skedarët e policisë, pasi kërkohej për plagosje me armë dhe vjedhje me dhunë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani