1 Maj i dhunshëm në Paris, protesta në Greqi, Japoni, Kinë e Filipine

Autoritetet kishin parlajmëruar për trazira dhe nuk vonoi shumë para se manifestimi i 1 majit në Paris të degjeneronte në dhunë.

Policia hodhi gaz lotsjellës për shpërndarjen e demonstrueseve të maskuar që qëllonin  me objekte të ndryshme, ndërsa mijëra vetë shfrytëzuan ditën e punëtorëve për të protestuar kundër presidentit Emanuel Macron.

Manifestime në Greqi

Sindikatat e punëtorëve dhe të jelekët e verdhë mbushën rrugët rreth Francës, vetëm pak ditë pasi Macron parashtroi propozimet për të adresuar kërkesat e tyre, përfshirë reduktim taksash prej 5 miliardë euro.

Kryeqyteti francez ishte blinduar nga masat e sigurisë, mes thirrjeve të gupeve radikale për daljen në rrugë. Mijëra greke mbushën gjithashtu rrugët e Athinës, Selanikut e qyteteve të tjera.

Qarkullimi i mjeteve do të paralizohet për shkak të grevës 24 orëshe të njoftuar nga sindikatat e punës. Protesta masive edhe në Filipine ku mijëra vetë marshuan në bulevardin kryesor duke djegur foto të presidentit Rodrigo Duterte e duke kërkuar paga e kushte më të mira pune.

Në Rusi

Në Japoni u protestua kundër sistemit perandorak, shfrytëzimit të taksave për ceremonitë e abdikimit dhe kurorëzimit dhe lejes 10 ditore të akorduar nga qeveria.

Rreth 100 mijë pjesëtarë të sindikatave të punëtorëve në Rusi marshuan përmes sheshit të kuq në Moskë, me tullumbace e pankarta në duar. Megjithatë, si një traditë e trashëguar nga koha e ish Bashkimit Sovjetik, 1 maji konsiderohet më shumë si një festë dhe burim krenarie në Rusi se sa mundësi për të ngritur probleme sociale.