Ajaksi nuk ndalet më. Fiton edhe në Londër, vendos goli i Van de Beek

Ëndrra e Ajaksit nuk shuhet. Holandezët e tmerrshëm i japin një leksion edhe Anglezëve të Tottenham, madje në shtëpinë e tyre, dhe krijojnë bazat për aksesin në finalen e shumëpritur, dhe duke shënuar një rekord në vete: Nuk ka humbur kurrë jashtë fushës së saj në këtë edicion.

Loja që ka mrekulluar Evropën përsëritet edhe në Londër. Fillimi i ndeshjes ka ritme të padurueshme për Tottenhamin, me djemtë e Ten Hag që nuk gabojnë asgjë, dhe arrijnë golin me Van de Beek, që ka edhe kohë të mendohet se ku do të gjuajë.

Anglezët përgjigjen vetëm me goditje dënimi, ku shfrytëzojnë vetitë goditëse të Llorente, Alderweireld dhe Vertonghen.

Në pjesën e dytë Tottenham me Lucas dhe Sissoko ekuilibron mesfushën dhe luan më mirë, por Ajaksi tregon se di edhe të mbrojë, duke rrezikuar në kundërsulm dhe goditur shtyllën me Neres.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN