Zbulohen akset që do të bllokohen nesër nga opozita

Burime pranë partive opozitare kanë bërë të ditur për A2 CNN se cilat janë akset që do të bllokohen nesër gjatë protestës 2-orëshe që do të zhvillohet në të gjithë rrethet e vendit.

Rrugët që do të bllokohen nga mbështetësit e opozitës ditën e nesërme do të përfshinë të 12 qarqet e vendit, dhe më në detaj:

1. Qarku Kukës – Ura e Drinit ne hyrje të Rrugës së Kombit.

2. Qarku Shkodër- Rruga Shkodër-Koplik

3. Qarku Lezhë – Mbikalimi Milot

4. Qarku Dibër- Ura në kryqëzimin Burrel – Rrëshen- Klos.

5. Qarku Durrës- Plepa, në hyrje të Autostradës

6. Qarku Tiranë- Sheshi Shqiponja

7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh

8. Qarku Korçë –  Hyrja, rruga nacionale e Korçës.

9. Qarku Gjirokastër- kryqëzimi i rrugës Përmet-Tepelenë – Gjirokastër .

10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.

11. Qarku Berat në Urën Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.

12. Qarku Vlorë- Hyrja e superstradës Vlorë- Levan

Ndryshe nga protesta e të enjtes së kaluar, është shtuar numri i akseve rrugorë që do të bllokohen, por është zgjatur edhe koha, pasi protestuesit kanë planifikuar të qëndrojnë aty për 120 minuta.

Shkarkoni aplikacionin e A2