Casillas pëson atak kardiak, shtrohet në spital

Legjenda e Real Madrid, Iker Casillas, është shtruar me urgjencë në spital pasi ka pësuar një atak kardiak. Portieri 37-vjeçar është dërguar gjatë ditës në spitalin “CUF” në Oporto. Klubi i tij, Porto, konfirmoi lajmin, por tha se ishte në gjendje të qëndrueshme.

Por gjithsesi veterani i portës do të mbetet jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit.

Pas 16 vitesh të suksesshëm në “Bernabeu”, 725 ndeshjeve me “Los Blancos”, si dhe trofeve të shumtë me kombëtaren spanjolle, Casillas u transferua te Porto në vitin 2015. Ai është i martuar me gazetaren televizive, Sara Carbonero, dhe ka dy fëmijë, Martin dhe Lucas.

Shkarkoni aplikacionin e A2