Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Daniel Craig, 150 mln $ për të luajtur James Bond

Nga A2 CNN
1 Maj 2019, 08:49 | Showbiz

Kanë nisur të hënën xhirimet për James Bond 25, në Xhamajka, atje ku u realizuan xhirimet për agjentin Bond, në vitin 1964 “You only live twice”.

Për të pestën herë, roli i agjentit britanik, i është besuar Daniel Craig. Bond jeton një jetë të qetë në Xhamajka, pas largimit nga shërbimi aktiv, përpara se Felix të kthehet për të kërkuar ndihmë, në një mision shpëtimi për një shkencëtar të rrëmbyer. Ngjarjet rrjedhin dhe Bond vihet në ndjekje të një njeriu misterioz, që posedon armatime të teknologjisë më të fundit, absolutisht të rrezikshme për botën.

Kësisoj, xhirimet e filmit kanë nisur në Xhamajka, me 500 vendas në dispozicion të regjisorit të filmit, për të ndihmuar në xhirime dhe në zbulimin e vendeve më të bukura. Përveç vilës super luksoze, aktori 51 vjeçar, ka kërkuar me vete skuadrën e tij: një shef kuzhine personal, një psikolog dhe një trajner fitnesi, për ta ndihmuar çdo ditë gjatë xhirimeve.

Deri më tani, Bond mban veç titullin 25, edhe pse mendohet se emrin i tij do të jetë James Bond “Shatterhand”, në referencë të novelës origjinale të Ian Fleming. KastitI është bashkuar javën e fundit, vajza më e re Bond, rol që do të luhet nga Ana de Armas. Ndërsa armiku i Bond do të jetë Rami Malek, i përzgjedhur pas performancës në filmin dedikuar Fredy Mercury.

Edhe pse është ende herët për të zbuluar se sa do të kushtojë ky prodhim i radhës i James Bond, ajo çka është zbuluar tashmë është pagesa e Daniel Craig, për herë të fundit në rolin e superagjentit: plot 150 milionë dollar.

Ky është vetëm fillimi. Xhirimet do të realizohen edhe në Norvegji, Angli dhe Itali. Filmi do të shfaqet premierë në prill të vitit të ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu