Dëshmi për viktimat e luftës së Kosovës në Kongresin amerikan

Çështja e viktimave të luftës në Kosovë shkon në Kongresin Amerikan. Për herë të parë viktima të krimeve të luftës dëshmuan në Kongresin dy dhomësh, i cili mbajti një seancë dëgjimore mbi këtë temë.

Ligjvënësi Eliot Engel, i cili hapi seancën, tha se pas 20 vjetësh ka pasur shumë pak ose aspak drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë.

Engel kritikoi gjithashtu përpjekjet për të krijuar një ekuivalencë të rreme mes autorëve të krimeve dhe viktimave. Në seancë foli edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga. Ajo tha se viktimat e krimeve të luftës, duan që historitë e tyre të dëgjohen dhe të vihet drejtësi.

Ilir Bytyçi, 3 vëllezërit e të cilit u vranë në luftë, pohoi se viktimat nuk mund të injorohen. Ndërsa Vasfije Krasniqi-Goodman, viktimë e përdhunimit gjatë luftës tregoi me tone emocionale hollësitë e dhimbshme të dhunimit të saj në duart e forcave serbe kur ishte 16 vjeç.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN