Granoff për sigurinë në Rinas: Është shumë e qartë se ku ndodhen përgjegjësitë

Michael Granoff, kreu i Bordit të Fondacionit Shqiparo-Amerikan flet edhe për çështjen e sigurisë të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, Nënë Tereza, që ka përfunduar në kronikën e zezë me grabitjen që ka sjellë si pasojë vrasjen e një prej autorëve të dyshuar.  

“Siguria e aeroportit lidhet me sigurinë kombëtare të vendit, dhe është e domosdoshme që aeroporti të funksionojë në një mjedis të sigurt. Kur ne ishim operatorë, sa herë që pikasnim një diçka, duhet të njoftonim menjëherë autoritetet”. Ai flet edhe për rastin e vjedhjes së 2016-ës, kur Fondazioni ishte ende bashkë aksioner.  “Kur ndodhi vjedhja, ne kontaktuam autoritetet në një minutë. Më pas kapja e autoreve shkon te qeveria. Është shumë e qartë se ku ndodhen përgjegjësitë”.

Dhe shton. “Në mënyrë që këto gjera të mos ndodhin, të gjithë aktorët duhet të sigurohen se dinë çfarë duhet të bëhet. Ka patur një problem në sistem dhe nuk duhet të ketë, është e thjeshtë”.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN