Ikona e peshëngritjes, Shqipëria kujton Aleksandër Kondon

Teksa bota vajton për Ayrton Senna-n, në të njëjtën ditë, Shqipëria kujton një prej ikonave të saj: Aleksandër Kondon. 32 vjet më parë, peshëngritësi kampion u nda nga jeta në rrethana të dyshimta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kolosi i shtangës kuqezi u arratis përtej Atlantikut pas Europianit në Poloni, për t’i shpëtuar regjimit komunist. Në harkun e tre muajve, ndaj tij u regjistruan tre atentate në formën e aksidenteve, ku i fundit i mori jetën.

Aleksandër Kondo ishte vetëm 27 vjeç. Luani i Shqipërisë, siç njihej ndryshe kampioni i peshëngritjes, ishte i pari në historinë e këtij sporti në vend, që arriti të ngrinte me sukses 200 kilogramë në shtangë, ndërsa në karrierë ka fituar dhjetëra medalje europiane dhe botërore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN