Liverpul i pafat, “gjunjëzohet” përballë Messit

Barcelona  i këtij viti është një ekip i ekuilibruar dhe solid, dhe kjo gjë mund të mjaftojë për të arritur finalen e Champions League kur me ty luan një farë Leo Messi. Dhe pak fat sonte, duhet thënë. Ndeshja kundër Liverpulit ishte analizuar si finalja e vërtetë e kompeticionit, dhe nuk zhgënjeu.

Por rezultati final 3-0 nuk i jep drejtësi të plotë lojës që anglezët treguan për të paktën 75 minuta, kur blaugranat dyfishojnë rezultatin pikërisht me Messin.

Pjesa e parë fillon me një episod të dyshimtë të Pique ndaj Mane, por arbitri nuk jep penallti. Penallti kërkon edhe Barca por nuk e gjen, në minutën 13.

Barca kalon në avantazh me një aksion perfekt për instinkt të Suarez (26’), që i shpëton yllit të mbrojtjes botërore, Van Dijk.

Aty fillon reagimi i Liverpulit me Mane që gabon dhe Ter Stegen që pret një gjuajtje të Millner dhe Salah.  

 Kur pritej nga minuta në minutë barazimi i anglezëve, një aksion disi konfuz por efikas i spanjollëve në të 75-ën finalizohet nga Mesi, që përsëritet 7 minuta më vonë me një goditje dënimi përrallore nga 25 metra, ku Alisson nuk mundet të bëj asgjë.  

Ka kohë ende për aksione të vazhdueshme, me Salah që mund të hapte çështjen e kualifikimit me një gol nga pak metra, por topi kapi shtyllën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN