Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Me frakturë në hundë kërkoi të luante! Dëmtimi i rëndë i Vertonghen

Nga A2 CNN
1 Maj 2019, 09:02 | Futboll

Në ndeshjen Ajax-Tottenham, përveç spektaklit, pati edhe një episod të frikshëm.

Gjatë një dyluftimi me portierin Onana dhe shokun e tij të skuadrës Alderweireld, mbrojtësi Jan Vertonghen u dëmtua rëndë duke mbetur i shtrirë në fushë.

Nga ekzaminimet mësohet se Vertonghen ka pësuar frakturë në hundë gjatë përplasjes. Mbrojtësi mori menjëherë ndihmën mjekësore pasi pati gjakderdhje të madhe dhe tentoi të rifutej në lojë pas mjekimit.

Por tronditja ishte e madhe saqë ai u zëvendësua menjëherë madje u desh ndihma edhe e trajnerit Pocetino pasi Vertonghen pati marrje mendsh dhe të vjella gjatë daljes nga fusha. Prezenca e tij në ndeshjen e kthimit është në pikëpyetje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu