Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Meta: Shteti të ndërhyjë për të ulur papunësinë. Rama: Papunësia ra në 6%

Nga A2 CNN
1 Maj 2019, 15:12 | Politikë
Meta: Shteti të ndërhyjë për të ulur

Situata e papunësisë në vendin tonë shihet ndryshe nga Presidenti dhe Ndryshe nga Kryeministri Rama.

Presidenti Meta shprehu shqetësim për nivelin e papunësisë në vend. “Është detyra e shtetit në radhë të parë të garantojë, jo vetëm hapjen e vendeve të reja, por edhe kushte më të mira pune, në mënyrë që kjo kategori vitale të ndërtojë të ardhmen dhe të kontribuojë këtu për zhvillimin ekonomik të familjes, shoqërisë dhe Shqipërisë”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Presidenti falënderoi edhe emigrantët shqiptarë për kontributin e tyre për vendin tone dhe aty ku ata punojnë.

Por ndryshe e sheh Kryeministri Rama situatën e punësimeve në vendin tonë. Kreu i qeverisë zgjodhi t’iu referohet statistikave të Bankës Botërore.

“Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon! Papunësia ka rënë më shumë se 6 % qyshse morëm detyrën. Akoma shumë për të bërë, po askush s'ka bërë dhe s'bën dot kurrë sa ne”, mbyll postimin e tij Kryeministri Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani