Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Tentativa për grusht shteti në Venezuelë, reagon Maduro: Do ndëshkohen

Nga A2 CNN
1 Maj 2019, 11:12 | Bota

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro pretendon se shtypi tentativën për grusht shteti nga lideri i opozitës Juan Guaido.

Dhjetëra pjesëtarë të Gardës Kombëtare iu bashkuan opozitës në përleshjet e së martës, ku mbetën të plagosur më shumë se 100 persona.

Por në një fjalim sfidues në televizion, Maduro tha se Guaido, kishte dështuar në përpjekjen për ta kthyer ushtrinë kundër tij.

Ai akuzoi protestuesit për krime serioze, që siç tha, nuk do të mbeten pa u ndëshkuar. Guaido këmbëngul se Maduro e ka humbur kontrollin e Forcave të Armatosura dhe se ka nisur tranzicioni paqësor.

Lideri i opozitës i kërkoi mbështetësve të dalin sërish në rrugët e Venezuelës, të mërkurën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë