Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, vritet në burg një 29-vjeçar shqiptar

Një tjetër shqiptar është vrarë në burgjet greke. Mediat e shtetit fqinj raportojnë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Trikallasë.

Një 29-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është qëlluar me thikë në gjoks dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në spitalin e Traikallasë.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekësve, shqiptari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra me thikë.

Të paktën 5 shtetas shqiptarë kanë humbur jetën në burgjet greke gjatë kohëve të fundit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN