Vrasja e ish-policit Bilali, arrestohet një person

Me urdhër të Prokurorisë, Policia ndaloi një person në lidhje me vrasjen e ish-policit Arben Bilali me 30 janar në kryeqytet.

Sipas burimeve, i ndaluari, Arben Xhetani, (Tirana), 47 vjeç, nuk është autor i ekzekutimit, por është ndaluar me akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Arben Bilali dyshohet se u ekzekutua për shkak të hakmarrjes, ndërsa në 2010 viktimës i ishte ekzekutuar edhe vëllai në një tjetër atentat.

Shkarkoni aplikacionin e A2