10 detyra për zgjedhje të lira, prezantohet plani për Qeverinë Tranzitore

10 detyra për sigurimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe ato sipas Lulzim Bashës nuk kanë nevojë për ndërhyrje të theksuar ligjore, por mund t’i kryejë vetëm një qeveri tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër.

Plani u prezantua nga Oerd Bylykbashi, bashkë hartues ndër vite i kodeve zgjedhore, dhe ish-bashkëkryetar i komisionit të posaçëm për reformën deri në djegien e mandateve të deputetëve. 

10 detyrat e Qeverisë Tranzitore

  1. Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshirja në shitblerjen e votës.
  2. Ndalimi i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit mes bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve.
  3. Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
  4. Ndalim i prokurimeve, tenderëve, koncesioneve apo PPP-ve, licencave, favoreve apo abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
  5. Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike apo kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar, etj.
  6. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i falsifikimeve të letërnjoftimeve.
  7. Regjistrimi i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartimi me integritet të listave të të gjithë zgjedhësve.
  8. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
  9. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditjen e p[policëve të inkriminuar, angazhimin e policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantimi i sigurisë në zgjedhje.
  10. Raport me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm i opozitës, në mënyrë që ky proces të jetë i besueshëm.