600 golat e Messi-t, krah gjigantëve të futbollit botëror

Barcelona's Argentinian forward Lionel Messi scores a free kick during the UEFA Champions League semi-final first leg football match between FC Barcelona and Liverpool at the Camp Nou stadium in Barcelona on May 1, 2019. (Photo by JOSE JORDAN / AFP) (Photo credit should read JOSE JORDAN/AFP/Getty Images)

Me kuotën e 600 golave të shënuar me klubin e tij, Leo Mesi i është bashkuar klubit të legjendave dhe bëhet lojtari i shtatë në histori, i cili e regjistron këtë arritje. Kapiteni i Barcelonës pozicionohet përkrah emrave të mëdhenj të historisë së futbollit, si braziliani Pele, Romario apo ikona gjermane Gerd Myler.

Tejet të veçanta edhe mënyrat, si ylli argjentinas i ka realizuar golat, ku 491 prej tyre vijnë nga e majta e tij magjike. Sulmuesi i Barcelonës ka shënuar 501 gola brenda zonës, ku 70 prej tyre i ka realizuar me penallti. Bie në sy fakti se nga 99 golat e realizuar jashtë zonës, jo pak por 42 Mesi i ka shënuar nga goditjet e dënimit.

Viktima e preferuar e pesë herë fituesit të Topit të Artë është Sevilla, të cilën e ka ndëshkuar plot 36 herë, më pas vijnë Atletico Madridit, Valencia dhe Real Madrid.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN