Balliu: Revoltë mbarëkombëtare, Rama të hapë veshët që nesër mos t’i gjej në Surrel

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ndodhet në protestën e sotme të Tiranës.  

Sipas tij , kjo shënon një datë historike. “Është e rëndësishme që të kuptohet  që nuk ka ndodhur ndonjë herë në historinë e Shqipërisë që të bllokohen të 12 qarqet. Kemi revoltë mbarëkombëtare, kundër një qeveri të inkriminuar e degraduar që po zhvat sistematikisht paratë e qytetarëve”.

Për fatin e protestës dhe përshkallëzimin e mundshëm të tyre,  ai deklaron se “revolta nuk matet dhe nuk mund të parashikohet si shkon, si organizohen dhe si përfundojnë, dhe Rama bën mire që t’i hapë veshët që nesër mos t’i gjej në Surrel”.  

Paralajmërimit të kryeministrit për një shtrëngim të kodit penal për ata që bllokojnë rrugët Balliu i përgjigjet  se “forca e këtyre qytetareve nuk ndalon një Ramë por një mijë sa ai. Kërcënimet e tij janë ato të një dështaku.  

Kërcënimet e Ramës janë ato të një dështaku. Në fund është ai që do të shkoj në burg për projekte korruptive, për inkriminimin  e institucioneve, bashkë me Tauant Ballën, Ulsi Manjën, dhe Arta Markun, që është kthyer në një zëdhënëse të krimit të organizuar”.  

Shkarkoni aplikacionin e A2